Presidenti Rumen Radev thërret seancën e parë të Kuvendit të sapozgjedhur Popullor më 3 dhjetor. “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të ketë më së shumti deputetë - 67, e ndjekur nga GERB-SDS me 59, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 34, BSP me 26, “Ka një popull të tillë” me 25, “Bullgaria Demokratike” me 16 dhe “Ringjallja” (Vëzrazhdane) me 13.
Kështu, forcat politike që negociojnë formimin e qeverisë do të kenë shumicën prej 134 deputetësh nga gjithsej 240.
Kreu i shtetit tashmë caktoi dy nga detyrat më të rëndësishme para Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor – formimin e një qeverie mbi bazën e një shumice të qëndrueshme parlamentare dhe miratimin e buxhetit të shtetit.
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..