Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria fitoi çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare

Krasimir Martinov dhe Milen Mitev
Foto: Radio Bullgaria

Programi i përditshëm “Bulgaria Sot” të Radio Bullgarisë, i cili transmetohet në nëntë gjuhë, u dallua me çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare. Çmimi vjetor “Sirak Skitnik” në emër të Drejtorit të parë të Radio Sofjes jepet që nga viti 2001 për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike.

“Për më shumë se 85 vjet ne formojmë imazhin e Bullgarisë në mbarë botën, duke komunikuar me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe duke u përpjekur të promovojmë anë e mbanë botës kulturën dhe frymën bullgare në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasimir Martinov, Kryeredaktor i Radio Bullgaria pas dorëzimit të çmimit. Ai theksoi se në Radio Bullgarinë punojnë disa nga gazetarët më të mirë dhe specialistët e gjuhëve të huaja me kualifikim të lartë.

Në ceremoninë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, Drejtori i Përgjithshëm Milen Mitev tha se viti i kaluar ishte i mbushur me sfida. “Sot jam optimist për të ardhmen e BNR-së, pasi shoh që ka ende njerëz që punojnë jo për një rrogë, por për një kauzë, shoh që ka shumë duar të shtrira që e mbështesin këtë kauzë”, shtoi ai.

Çmimi individual për gazetari radiofonike iu dha gazetares Lilia Goleminova nga Radio Sofja, kurse çmimin kolektiv e fitoi seria e programeve “Historia e artit për fëmijë” të Programit “Hristo Botev”. Radio Bullgaria mori pjesë në këto dy kategori me nominime – të gazetares Veneta Nikolova dhe të rubrikës dhe podkastit të përbashkët me Programin “Horizonti” - “Atdheu jashtë vendit”.

Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve u nderua nga të ftuar të shumtë, ndër të cilët edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila dorëzoi një nga çmimet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 10 prill 2024

Gëzuar festën e Bajramit të giithë besimtarëve myslimanë! Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dos, Dos, Done” nga JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41- Lajme 12:05..

botuar më 24-04-10 3.00.MD

Bullgaria sot – 9 prill 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 9 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do të mësoni se cilat janë mundësitë për të marrë kartolinat e reja QSL të BNR-së për vitin 2024. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të..

botuar më 24-04-09 3.00.MD

Kartolinat e reja QSL të BNR-së për vitin 2024 tashmë janë fakt!

Përshëndetje te dashur miq! Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit të Republikës së Bullgarisë tashmë janë bërë fakt kartolinat QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për vitin 2024. Dy seritë e reja..

botuar më 24-04-09 5.05.PD