Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë që prej një shekulli Rusia është në mospagim teknik

Foto: Reuters

Për herë të parë që nga viti 1918, Rusia nuk mund të paguajë me kohë borxhin e saj sovran në valutë të huaj, njoftoi Bloomberg. Kjo për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës pas agresionit rus në Ukrainë dhe pamundësisë së bankave ruse për të mbuluar një maturim prej 100 milionë dollarësh në eurobono.

Ditën e parë të Samitit të G7 në Bavari, liderët e vendeve më të industrializuara perëndimore u zotuan të ofrojnë mbështetje të pakufizuar Ukrainën për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, njoftoi Bloomberg, duke cituar një projekt-deklaratë nga forumi.

Për shkak të sulmeve raketore ruse, që këtë javë Shtetet e Bashkuara planifikojnë të njoftojnë blerjen e sistemeve raketore anti-ajrore NASAMS me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi për Ukrainën, raportoi CNN.

Kanadaja dërgoi dy fregata në Detin Baltik dhe Atlantikun e Veriut në një mision katër mujor, duke u bashkuar me një palë fregata në rajon për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Otava ka dërguar një kontingjent prej 700 trupash në Lituani, duke përfshirë aeroplanë ushtarakë dhe artilerinë.

Gjermania do të përgatisë dhe do të dërgojë një kontigjent shtesë ushtarak për të mbrojtur Lituaninë nëse Rusia përpiqet të pushtojë shtetin baltik për shkak të bllokadës së Kaliningradit, njoftoi REUTERS. Në Samitin e NATO-s në Madrid më 28-30 qershor, liderët e paktit do të shpallin ndihmën e re për Ukrainën dhe shtetet baltike, bëri të ditur agjencia.

Gazeta spanjolle El Pais shkruan se liderët e Aleancës mund të miratojnë vendim për vendosjen më të madhe ushtarake të organizatës pas Luftës së Ftohtë, duke dyfishuar forcat e NATO-s në krahun lindor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të jetë me diell deri në mesditë të së shtunës . Pas mesditës do të ketë vranësira dhe deri në mesnatë në shumë vende do të ketë reshje shiu të shkurtër por intensiv me bubullima. Në veriperëndim ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-19 7.45.MD