Asen Vasilev, i nominuari për kryeministër nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ia ktheu presidentit mandatin për formimin e kabinetit, duke u arsyetuar me mbështetjen e pamjaftueshme në Kuvendin Popullor. Nga ana e tij, kreu i shtetit Rumen Radev tha se javën e ardhshme do të njoftojë se kur do ta dorëzojë mandatin e dytë. Ai shtoi se pret që qeveria e dorëhequr të paraqesë në Kuvendin Popullor ligjet që kanë të bëjnë me Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit në mënyrë që vendi ynë të mos humbasë kohë dhe para.
Ndërkohë, forca e dytë politike GERB konfirmoi se do të kthejë mandatin eksplorues. Nëse “Bullgaria Demokratike” merr mandatin e tretë, do të bëjë provë të formojë qeveri dhe për këtë do të negociojë edhe me ish-partnerin e koalicionit “Ka një popull të tillë”, tha deputeti Ivajllo Mirçev. BSP njoftoi gjithashtu se do të përpiqet të formojnë një kabinet.
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..