Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të vendosen masa kufizuese kundër Covid-19

Foto: BGNES

Më shumë se 1000 raste me Covid raportohen çdo ditë në vend, paralajmëron Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor Doc. Angell Kunçev. Prandaj, ai do të propozojë që autoritetet të marrin masa sipas një plani të ri pandemik. Ndër to janë mbajtja e maskave, kufizimi i grumbullimit të shumë njerëzve në një vend. Masat pritet të hyjnë në fuqi më 18 korrik, tha Doc. Kunçev.

“Jemi në fillim të valës, por virusi përhapet mjaft shpejt dhe duhet të jemi gati për çdo situatë”, shtoi Kunçev. Sipas tij, numri i pacientëve është në rritje, por nuk ka shumë pacientë të shtruar në spitale. Nëse virusi vazhdon të përparojë si një sëmundje relativisht e lehtë, pasojat nuk do të jenë të rënda, beson eksperti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bazilika Episkopale e Filipopolit është ndër të nominuarit për çmimet arkitekturore SHARE 2024

Sot në Athinë do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve arkitekturore SHARE 2024. Ndër të nominuarit në kategorinë "Trashëgimia kulturore" është projekti për konservimin, restaurimin, ekspozimin dhe ndërtimin e një mbulese mbrojtëse të..

botuar më 24-10-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për 8 tetorin 2024

Temperaturat minimale të martën do të jenë të ftohta ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vende-vende në ultësira do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, në Sofje – 24°. Pas..

botuar më 24-10-07 7.35.MD

Kryeministri në detyrë kontrollon gjendjen e gardhit përgjatë kufirit bullgaro-turk

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev është duke kontrolluar gjendjen aktuale të objektit inxhinierik të tipit pengues në kufirin shtetëror bullgaro-turk, njoftoi Këshilli i Ministrave në faqen e tij në Facebook. Ai fluturoi me një helikopter mbi..

botuar më 24-10-07 6.52.MD