Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori i Federatës Ruse në Bullgari është kategorik se puna humanitare e ambasadës ruse duhet të vazhdojë

Eleonora Mitrofanova
Foto: rs.gov.ru

Ambasadorja e Rusisë në vendin tonë, Eleonora Mitrofanova shprehu shpresën se qeveria e ardhshme bullgare do të jetë më pragmatike se ajo aktuale. Në një intervistë për Agjencinë TASS të enjten, ajo deklaroi se Bullgaria është anëtare e BE-së dhe NATO-së, por e ka të vështirë të formojë linjën e saj të sjelljes”. Megjithatë, situata ekonomike do ta detyrojë vendin tonë të zërë një “qëndrim më pragmatike”. Në një intervistë tjetër për “Rusinë 24”,Mitrofanova kujtoi se marrëveshja me “Gazprom” është e vlefshme deri në fund të vitit dhe Bullgaria mund ta rinovojë kontratën nëse i plotëson kushtet për pagesë në rubla.

Në lidhje me reduktimin e stafit të Ambasadës ruse në Bullgari, për shkak të vendimit të kabinetit “Petkov” për dëbimin e 70 diplomatëve rusë, Mitrofanova thekson se situata është jashtëzakonisht e komplikuar, por Rusia nuk mund t’i kthejë shpinën marrëdhënieve me Bullgarinë.

“Këtu ka një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë, një numër të madh të martesave të përziera, njerëz që pëlqejnë Rusinë - theksoi ambasadori rus në intervistë. - Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kryejmë punë humanitare pavarësisht nga të gjitha komplikimet”.

Sipas Eleonora Mitrofanova, Bullgaria është një nga vendet më të afërta sllave për Rusinë: “Këtu janë të varrosur 200 mijë ushtarë tanë që çliruan Bullgarinë. Bullgarët i trajtojnë me shumë kujdes monumentet e Luftës Ruso-Turke dhe të Luftës së Dytë Botërore, vërejmë vetëm raste të izoluara vandalizmi. Dhe, natyrisht, kujtimin e njerëzve që sakrifikuan jetën për Çlirimin e Bullgarisë, nuk duhet ta tradhtojmë - nuk mund të largohemi thjesht nga vendi.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shesh patinazhi në të hapur hapet në Burgas

Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..

botuar më 24-12-18 8.15.PD

Protesta kundër procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Sofje

Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..

botuar më 24-12-18 6.00.PD

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD