Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.
Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.
Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: welcome.bg
"Ai që dëshiron të jetë i pari ndër ju, le të jetë shërbëtori i të gjithëve". Legjenda tregon, se ky ka qenë një nga këshillat, të cilat Ivan Rillski i drejtoi Mbretit Petër, ndërkohë që me mirësjellje refuzoi të takohet me të dhe të pranojë..
Dita e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pali është një festë e nderuar nga bullgarët. Në traditën tonë popullore ajo simbolizon gjallërimin e natyrës dhe lindjen e jetës në fillimin e verës së vërtetë, e cila në vendin tonë zakonisht fillon në fund..
Dita e folklorit bullgar-22 qershor, sipas traditës do të shënohet me një koncert-spektakël “Kohë për folklor”-shfaqje dhe regjisor Asen Pavllov, themeluesi i ansamblit “Çinari” . E tij është dhe ideja për vendosjen e festës, e festuar për herë..