Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ursula von der Leyen do të takohet me presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje

Foto: Reuters

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Bullgari do të takohet me Presidentin Rumen Radev dhe homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova, duke iu referuar shërbimit për shtyp të Komisionit Evropian. Kujtojmë se von der Leyen do të jetë në Sofje të shtunën, më 1 tetor, për hapjen e interkonektorit me Greqinë. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentët e Serbisë dhe Azerbajxhanit, si dhe kryeministrat e Rumanisë dhe Greqisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD

Një kontingjent nga forcat e armatosura bullgare filloi pjesëmarrje në operacionin e KFOR-it në Kosovë

Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..

botuar më 24-10-02 4.29.MD