Përfaqësues të organeve rregullatore të Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Turqisë dhe Bullgarisë diskutojnë problemet në mjedisin mediatik në një konferencë ndërkombëtare në Sofje. Takimi i rregullatorëve të medias nga rajoni i Ballkanit, i organizuar nga Këshilli për Mediat Elektronike, trajton tema të nxehta si dezinformimi, edukimi mediatik dhe mjedisi digjital i qëndrueshëm. Në prezantimin e saj, kryetarja e Këshillit të Mediave Elektronike, Sonja Momçillova, theksoi se nuk ka asgjë më shqetësuese sesa prania e frikës, e cila flet për një mjedis të sëmurë mediatik. Sipas një sondazhi të Shoqatës së Gazetarëve Evropianë në Bullgari, të kryer më pak se një muaj më parë, gazetarët e pyetur regjistrojnë autocensurë në punën e tyre. Sipas Momçilova, krahas pandemisë së Covid dhe luftës në Ukrainë, rregullimi i medias po kthehet fjalë për fjalë çdo ditë në një aktivitet gjithnjë e më kompleks që ngec në korniza ligjore të vjetruara.
Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian. Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së..
Hristijan Pendikov, i cili u sulmua dhe u rrah më 19 janar në Ohër, tashmë është në përmirësim, njoftoi Akademia Mjekësore Ushtarake. Për shkak të thyerjes së nofullës, Pendikov, i cili është sekretar i qendrës bullgare "Mbreti Boris III",..
Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në..
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të..
Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov,..
Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në..