Socialistët bullgarë në Parlamentin Evropian iniciuan një letër drejtuar vendeve anëtare të BE-së, në të cilën pyesin se për çfarë arsye mund të vendoset vetoja për anëtarësimin e vendit tonë në Shengen. Letra u nënshkrua nga 73 eurodeputetë nga të gjitha grupet parlamentare, duke përfshirë të 17 përfaqësuesit bullgarë.
Pyetjet në letër janë:
A ka ndonjë precedent në zgjerimet e mëparshme të Shengenit ku vendet anëtare kanë kërkuar vlerësim suplementar përpara se të votojnë vendimin?
A ka një bazë ligjore për të lidhur heqjen e kufijve të brendshëm dhe nivelin e treguesve në fusha të tjera?
A cenon parimet e bashkëpunimit të sinqertë që një vend të detyrohet të mbajë përgjegjësi të plotë për zbatimin e politikës së përbashkët në një fushë të caktuar, duke u privuar nga përfitimet përkatëse për një periudhë të pacaktuar?
Letra u bë e ditur dy ditë para mbledhjes së Këshillit “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” në Bruksel, në të cilin duhet të merret vendimi për pranimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në Shengen, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..
Deri në fund të vitit, metroja e kryeqytetit do të zgjerohet me nëntë kilometra, njoftoi kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, në..
Komisioni Evropian ka njoftuar se do të ngrejë padi kundër Bullgarisë dhe Sllovakisë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për vendosjen e gjobave sepse..
Pas rrahjes së bullgarit maqedonas Hristijan Pendikov në Maqedoninë e Veriut, pati tronditje dhe pranime në nivele të ndryshme se ishte një krim..