Pesë janë formacionet e sigurta politike në parlamentin e ardhshëm dhe tri janë pak nën barrierën prej 4 për qind. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike “Alpha Research”. Rezultatet e sondazhit në fillim të fushatës parazgjedhore tregojnë barazi mes koalicioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin”-“Bullgaria Demokratike” (PP – DB) (26.4 për qind) dhe GERB-SDS (25.2 për qind).
Bashkimi mes PP dhe DB është nën rezultatin e tyre të përbashkët nga votimi i tetorit. Vendin e tretë e zë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 13.2 për qind. Pranë saj është “Vëzrazhdane” (11.3 për qind) - një nga të paktat formacione që mobilizuan mbështetje në periudhën ndërmjet dy zgjedhjeve. Një rënie në mbështetjen elektorale shënon BSP, e cila merr 7.4 për qind.
Relativisht afër barrierës zgjedhore janë “Ngritja Bullgare” me 3.8 për qind, formacioni i ri “E majta” me 3.6 për qind dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) me 3.2 për qind.
Sondazhi u realizua në periudhën 21-27 shkurt 2023 nga Alpha Research, publikohet në faqen e agjencisë dhe zbatohet me fondet e veta. Anketa u krye me 1007 qytetarë të rritur nga i gjithë vendi.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..