Një studim aktual nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë tregon se Gjermania ia la vendin e parë Turqisë, si partnerin më të preferuar të biznesit për kompanitë vendase. Pozicionin drejtues aktualisht e zë fqinji ynë jugor Turqia. Megjithatë, diferenca mes dy vendeve është vetëm 1%. Në vendet e tjera renditen Kina, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja.
Partneritetet në fusha të tilla si prodhimi dhe tregtia e makinerive dhe pajisjeve, si dhe ushqimi dhe pijet, ndërtim, transport dhe logjistikë, janë të rëndësishme për sipërmarrësit vendas në aspektin ndërkombëtar.
Vendi i parë i Turqisë në renditje është për shkak të rritjes së tregtisë dypalëshe. Sipas të dhënave të kompanive të anketuara, deri në tetor 2022, eksporti i mallrave bullgare në Turqi është rritur me 34%, ndërsa importi është rritur me 62%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
70 % e sipërmarrësve bullgarë të intervistuar shprehen se përkeqësimi i situatës gjeopolitike përgjatë kufirit të Evropës Lindore ka ndikuar në aktivitetet e tyre. 28% thonë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk ka ndikuar në aktivitetet e tyre.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Mbarështuesit e shpendëve nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera takohen më 19 dhe 20 shtator në Inter Expo Center, Sofje, për..
7.7% inflacion vjetor dhe 0.4% mujor në gusht të këtij viti mati Instituti Kombëtar i Statistikave. Në gusht, krahasuar me korrikun, më shumë është rritur çmimi i karburanteve, i shërbimeve të transportit, kujdesit shëndetësor, restoranteve dhe..
Edicioni i 77-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik të Plovdivit do të mbahet deri më 17 shtator. Në Qytezën e Panairit prezantohen mbi 200 kompani nga 14 vende. Ekspozita paraqet teknologji të reja për ndërtimin ekologjik, inxhinierinë mekanike,..