Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB, GERB dhe DPS propozojnë heqjen e ndalimit të importeve të grurit nga Ukraina

Foto: ec.europa.eu

Bullgaria nuk duhet të mbështesë vazhdimin e masës emergjente që ndalon importin në Bullgari, Poloni, Hungari, Rumani dhe Sllovaki të farave të grurit, misrit, rapes dhe lulediellit nga Ukraina pas datës 15 shtator 2023. Kjo propozohet në një projektvendim të përgatitur nga PP-DB, GERB dhe DPS dhe pranuar nga komisioni ekonomik në parlament. Projekti do të votohet në sallën plenare. Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Drithërave shprehu indinjatën ndaj vendimit të paraqitur dhe vuri në dukje se “heqja e ndalimit të importeve nga Ukraina është mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të shkatërruar bujqësinë vendase”.

Masa u arrit pas protestave të fermerëve në vendet e përmendura kundër importit të drithit nga Ukraina. Më 15 shtator, Komisioni Evropian duhet të heqë moratoriumin. Hungaria, Rumania dhe Polonia njoftuan tashmë se do të vazhdojnë ndalimin.

Më shumë nga rubrika

Presidenti ukrainas i kërkoi Bullgarisë më shumë raketa dhe predha

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski bisedoi në telefon me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov, shkruan në profilin e Zelenskit në rrjetin “X”. Të dy diskutuan nevojat aktuale të mbrojtjes të Ukrainës, veçanërisht në drejtim të forcimit të forcës..

botuar më 23-12-01 10.29.PD

Sot është Dita Botërore e SIDA-s

Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të..

botuar më 23-12-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 dhjetorin 2023

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në rajonet më të ulëta. Përmirësim i përkohshëm i dukshmërisë do të ketë rreth mesditës, kur do të shfaqet edhe dielli. Do të jetë e ngrohtë për muajin dhjetor. Në Bullgarinë Lindore dhe në..

botuar më 23-11-30 7.15.MD