Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre të dyshuar u arrestuan për mashtrim me fonde evropiane

Foto: eppo.europa.eu

Prokuroria Publike Evropiane njoftoi se nën drejtimin e saj policia arrestoi tre persona. 6 lokacione u kontrolluan si pjesë e një hetimi për marrjen e paligjshme të fondeve të BE-së. Nga provat dhe dokumentet e sekuestruara u konstatua se të dyshuarit kanë dhënë informacione të rreme në emër të një tjetri për të marrë financime evropiane. Ata shfrytëzuan persona “me status të ulët socio-ekonomik” si persona zëvendësues për paraqitjen e kërkesave për ndihmë bujqësore, thuhet në njoftim. Kreu i grupit të organizuar kriminal ishte i autorizuar nga imituesit si përfaqësues i tyre para Fondit Shtetëror “Bujqësia” dhe bankave. Kështu i merrte fondet nga BE-ja dhe kishte kontroll të plotë mbi mashtrimin. Punonjës të Fondit “Bujqësia” dhe zyrës rajonale të bujqësisë në Sevlievo janë të dyshuar për bashkëpunim.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millojko Spaiç

Kryeministri i Malit të Zi nuk erdhi në takimin me presidentin bullgar

Kryeministri malazez Millojko Spaiç nuk erdhi në takimin me presidentin bullgar Rumen Radev në Podgoricë, njofton botimi malazez “Viesti”, cituar nga BGNES. “Me ambasadën bullgare u ra dakord që takimi të bëhet në ndërtesën e Qeverisë në orën..

botuar më 24-06-18 9.47.PD
Dimitër Gllavçev

Gllavçev është optimist për formimin e shpejtë të institucioneve evropiane dhe një qeverie kombëtare

Jemi shumë larg momentit kur flitet për portofolin e komisionerit të ardhshëm bullgar evropian, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Bruksel, ku mori pjesë në darkën e punës së liderëve të BE-së. Bullgaria, si të gjitha vendet anëtare, ka..

botuar më 24-06-18 8.41.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin

Ditën e martë do të jetë me diell dhe nxehtë. Pas mesditës do të mbajë vranësira në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe..

botuar më 24-06-17 7.40.MD