E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare, fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200 km nga Sofja.
Vitet e fundit, në fshat po zhvillohet një turizëm ekologjik rural. Për vizitorët ka në dispozicion më shumë se 10 shtëpi pritjeje.
Nga fshati nisin shtigje të shumta për ecje malore në këtë pjesë të malit Rodopa. Ato çojnë në shpella, ujëvara, fenomenin shkëmbor Urat e Mrekullueshme, si dhe në mbi 20 kisha të vogla. Njëri prej tyre shkon deri në majën më të lartë të kësaj zone – Goljam Persenk (2191 m).
Fshati Orehovo shquhet për ajrin e tij të pastër kristal, qetësinë dhe bukurinë malore që ofron për mysafirët e tij.
Fshati aktual mendohet të jetë gati 450 vjeçar – për herë të parë është përmendur në burime nga viti 1576. Shkolla e parë bullgare u hap në fshat në vitin 1866.
Në fshatin Orehovo jetojnë 143 banorë, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë nga fundi i vitit 2021. Jetesa kryesore e banorëve është mbarështimi i bagëtive, bletaria, si dhe mbledhja e frutave të pyllit, arrave.
Tekst dhe foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..
Në godinën e Bashkisë Metropolitane një përzgjedhje e veçantë me 160 vepra të Ivan Shishiev tregon këndvështrimin e tij për monumentet arkitekturore të Sofjes, momente të jetës në hapësirat e hapura të kryeqytetit, specifikat e mjedisit..
Sot të gjithë bullgarët në Bullgari dhe në mbarë botën përshëndesin njëri-tjetrin me festën e pranverës dhe i dhurojnë njëri-tjetrit martenica (verore) me urime për shëndet dhe mbarësi. Gjysha Marta (Baba Marta) tashmë ka fansa në shumë..