E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare, fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200 km nga Sofja.
Vitet e fundit, në fshat po zhvillohet një turizëm ekologjik rural. Për vizitorët ka në dispozicion më shumë se 10 shtëpi pritjeje.
Nga fshati nisin shtigje të shumta për ecje malore në këtë pjesë të malit Rodopa. Ato çojnë në shpella, ujëvara, fenomenin shkëmbor Urat e Mrekullueshme, si dhe në mbi 20 kisha të vogla. Njëri prej tyre shkon deri në majën më të lartë të kësaj zone – Goljam Persenk (2191 m).
Fshati Orehovo shquhet për ajrin e tij të pastër kristal, qetësinë dhe bukurinë malore që ofron për mysafirët e tij.
Fshati aktual mendohet të jetë gati 450 vjeçar – për herë të parë është përmendur në burime nga viti 1576. Shkolla e parë bullgare u hap në fshat në vitin 1866.
Në fshatin Orehovo jetojnë 143 banorë, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë nga fundi i vitit 2021. Jetesa kryesore e banorëve është mbarështimi i bagëtive, bletaria, si dhe mbledhja e frutave të pyllit, arrave.
Tekst dhe foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht). Gara..
Kryeqyteti i lashtë Veliko Tërnovo është një nga qytetet më të bukura dhe më të preferuara bullgare për turizmin kulturor. Çdo vit ai vizitohet nga një numër rekord turistësh nga vendi dhe nga e gjithë bota. Ju ofrojmë një..
Në pranverë, parku natyror "Zllatni Pjasëci" bëhet një vend tërheqës për banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit. Ndodhet 17 km në verilindje të qytetit të Varnës, paralelisht me bregun e detit dhe rrethon kompleksin turistik..