Kryeministri Bojko Borisov e ndërpreu brifingun e rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e pandemisë në vend lidhur me koronavirusin, që të shprehet sa u përket deklaratave të presidentit Rumen Radev dhe konsultimeve të thirrura prej tij për datën e zgjedhjeve parlamentare.
“Shumë gjë e papastër është të kërkosh nga profesionistët e mjekësisë që të japin një parashikim për zhvillimin e pandemisë", komentoi kryeministri luhatjet e udhëheqësit të shtetit nëse vota të zhvillohet në datën eventuale të caktuar nga ai vet 28 mars. Bojko Borisovi pyeti po kështu se kush i dikton Rumen Radevit idenë për shtyrjen e zgjedhjeve në një moment, në të cilin partia GERB është forca e parë politike, sipas agjencive sociologjike. Kryeministri i përcaktoi konsultimet e thirrura nga presidenti me specialistët mjekësorë si një provë për larjen e duarve, aq më tepër se, treguesit për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve deri në këtë moment janë më të ulëtat që prej një muaji e këtej. “Mosmarrëveshja jonë nuk është politike, por një mosmarrëveshje e kotë lagjeje”, përgjithësoi kryeministri Borisov.
Sa i përket pandemisë, Borisovi i kualifikoi masat antiepidemike si “masat më të buta dhe më kursyese sa i përket psikikës së njerëzve” dhe në të njëjtën kohë “të cilat i japin mundësi ekonomisë të punojë mirë dhe të mund të mbulohen shpenzimet e mëdha nga koronakriza”.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë profesor Konstantin Angjellov masat kanë çuar deri në të dhëna jashtëzakonisht pozitive dhe tanimë në 3 krahina - Kërxhali, Razgrad dhe Gabrovo, numri i njerëzve të sëmurë nga koronavirusi është nën 120 në 100 mijë veta. Të shëruarit gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë dy herë më shumë nga rastet e rinj, tha ministri. Shtretërit e zënë në spitalet për pacientë me Covid-19 në një gjendje më të lehtë janë 32%, kurse për të pranuarit në repartet intensive-47%. 2833 mjekë në këtë moment janë me një infektim të koronavirusit nga përgjithësisht 9045 që nga fillimi i epidemisë.
Bullgaria zë vendin e 24 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian dhe vendin e tretë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.
7900 veta deri në këtë moment janë vaksinuar kundra koronavirusit, informon kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit profesori Krasimir Gigov. Tani për tani nuk ka të dhëna për ndikime anësore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA, BGNES
Para 14 vitesh Mihaella Stojkova bashkë me një mik të saj vendosën të bëjnë të lumtur jetimë në qytetin Burgas. Kështu filloi një nga fushatat më të mëdha bamirëse në vendin tonë. Disa vite më vonë Mihaella krijoi Shoqatën “Operacion Arushka prej..
Më 20 prill në vitin e largët 1906, një dekret i Mbretit Ferdinand shënoi fillimin e aviacionit bullgar përmes krijimit të Departamentit të Aviacionit. Muzeu Bullgar i Aviacionit na kujton këtë, si dhe faktin se bullgarët fluturuan për herë të..
Gjatë ditës së fundit të punës nga java e kaluar qeveria në dorëheqje paraqiti në Kuvendin Popullor një projekt-plan për rindërtimin e Bullgarisë. Tema u bë shkak për polemika të pafund mes deputetëve të porsazgjedhur. Disa nga forcat politike e..
Bullgaria po del nga vala e tretë e epidemisë nga koronavirusi, shpalli në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë..
Në fund të ditës së parë të punës të parlamentit të ri -15 prill , shërbimi qeveritar për shtypin njoftoi se Këshilli i Ministrave po e mbyll Shtabin..
Në dy muaj të këtij viti rënia e aksidenteve rrugore është shumë e vogël. Sipas statistikës, në territorin e Bullgarisë kanë ndodhur 689 aksidente të..