Me 53 për qind u rrit vdekshmëria nga koronavirusi në krahasim me javën e kaluar, njoftoi në brifingun e rregullt për përhapjen e koronaviruisit gjenerali Vencislla Mutafçijski, udhëheqës i Shtabit Operativ Kombëtar. Që prej dy javëve shihet një rritje eksponenciale e rasteve dhe tani 395 veta në çdo 100 mijë janë me Covid-19, gjë që do të thotë rritje me 38 për qind.
Numri i të sëmurëve që trajtohen në spital u rrit me 12 për qind për shtatë ditët e fundit dhe tashmë ka spitale me kapacitet të sosur. Në Akademinë Ushtarako-mjekësore në Sofje për shembull këtë mëngjes kishte vetëm 5 shtretër të lirë, shtoi udhëheqësi i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai paralajmëroi se “gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur” dhe duhet të ndërmerren masa sepse shtretërit e lirë në spitalet po mbarojnë dhe shumë njerëz do të mbeten pa trajtim. 58 për qind e shtretërve për pacientët e pakomplikuar aktualisht janë të zëna dhe 65 për qind për njerëzit në njësitë e kujdesit intensiv.
“Kur shoqëria jetë e gatshme të besojë në masat antiepidemike dhe t’i respektojë ato, ato do të merren”, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov në përgjigje të pyetjes pse nuk ndërmerren veprime më të rrepta në nivelin kombëtar duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Sipas tij, nuk ka asnjë mënyrë për të aplikuar masa kur njerëzit nuk besojnë në to. “Ne nuk vonojmë me vendosjen e tyre, nëse është e nevojshme, ato do të merren”, shtoi ministri, duke theksuar se shoqëria jonë nuk është e gatshme për një bllokim të plotë.
Sa i përket dërgesës së bllokuar të vaksinës Astra Zeneca në Austri për shkak të dy rasteve të komplikimeve të rënda pas imunizimit, vaksinë kjo e cila përdoret gjithashtu në vendin tonë, Agjencia Evropiane e Barnave nuk rekomandon ndalimin e saj. Nuk u gjet asnjë lidhje shkakësore midis vaksinimit dhe gjendjes të dy personave, informoi Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Ekzekutive për Barnat. Në vendin tonë u përdorën pothuajse të gjitha 31 200 dozat e dërgesës, por nuk ka shqetësim për sigurinë e të vaksinuarve, shtoi ai.
Jo të gjithë anëtarët e komisioneve zgjedhore janë të vaksinuar - sipas planit, kjo duhet të kishte ndodhur deri më 5 mars, tha ministri i shëndetësisë. Ai shtoi se dy doza të vaksinës janë të rezervuara për secilin prej tyre. Gjithashtu u bë e qartë në brifing që më 12 mars do të marrim 31 200 doza të vaksinës Astra Zenaca dhe më 15 mars – 21 060 të preparatit Pfizer/Biontech. Aktualisht, shteti ynë renditet në vendin e 16-të për nga numri i pacientëve me koronavirus në Bashkimin Evropian dhe i 5-ti në Ballkan.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..
Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..
Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë. U mbyll me..
Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen..