Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i dorëzoi GERB-SDS mandat për të formuar qeveri

Rumen Radev dhe Daniell Mitov
Foto: Facebook/Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat eksplorues për të formuar një qeveri grupit më të madh parlamentar, GERB-SDS. Kryeministri i caktuar DanielL Mitov ka shtatë ditë për të provuar të formojë një qeveri e cila të marrë mbështetjen parlamentare.

Duke dalë nga presidenca, Daniell Mitov tha se GERB-SDS do të ftojë zyrtarisht për bisedime grupet parlamentare që “janë ideologjikisht më të afërta me ta” – “Bullgaria Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”. “Shpresoj që në jetën politike bullgare dhe në parlamentin bullgar mund të rikthehet fjalimi normal shtetëror dhe qëndrimi serioz ndaj gjërave”, tha Mitov.

Në konsultimet e zhvilluara dje te presidenti nga partia shpallën se janë gati për të propozuar përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot pak më herët nga spitali, ku po merr trajtim pas operacionit në gju, Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov paraqiti listën e ministrave të koalicionit GERB-SDS.

“Nominova Daniell Mitov për kryeministër”, tha Borisov. Udhëheqësi i SDS Rumen Hristov propozohet për zëvendës kryeministër dhe ministër të mbrojtjes. Kalin Veljov - për Ministër të Kulturës dhe Ljuben Dilov-bir për Ministër të Turizmit. Ministria rajonale i është caktuar Aleksandër Ivanovit. Tomisllav Donçev do të marrë përsëri fondet e BE-së. Ekaterina Zaharieva mbetet në krye të diplomacisë, Kirill Ananiev – të financave, Denica Saçeva – të Ministrisë Sociale dhe Desisllava Ahlladova – të Ministrisë së Drejtësisë. Ivelina Vasileva është e propozuar për Ministre të Ekologjisë, Desisllava Taneva për Ministre të Bujqësisë, Zheço Stankov për Ministër të Ekonomisë dhe Deljan Dobrev për Ministër të Energjetikës. Krasen Kralev do të jetë në krye të sporteve. Prof. Kostadin Angellov do të përgjigjet për kujdesin shëndetësor dhe Krasimir Vëllçev për arsimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD