Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat eksplorues për të formuar një qeveri grupit më të madh parlamentar, GERB-SDS. Kryeministri i caktuar DanielL Mitov ka shtatë ditë për të provuar të formojë një qeveri e cila të marrë mbështetjen parlamentare.
Duke dalë nga presidenca, Daniell Mitov tha se GERB-SDS do të ftojë zyrtarisht për bisedime grupet parlamentare që “janë ideologjikisht më të afërta me ta” – “Bullgaria Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”. “Shpresoj që në jetën politike bullgare dhe në parlamentin bullgar mund të rikthehet fjalimi normal shtetëror dhe qëndrimi serioz ndaj gjërave”, tha Mitov.
Në konsultimet e zhvilluara dje te presidenti nga partia shpallën se janë gati për të propozuar përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot pak më herët nga spitali, ku po merr trajtim pas operacionit në gju, Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov paraqiti listën e ministrave të koalicionit GERB-SDS.“Nominova Daniell Mitov për kryeministër”, tha Borisov. Udhëheqësi i SDS Rumen Hristov propozohet për zëvendës kryeministër dhe ministër të mbrojtjes. Kalin Veljov - për Ministër të Kulturës dhe Ljuben Dilov-bir për Ministër të Turizmit. Ministria rajonale i është caktuar Aleksandër Ivanovit. Tomisllav Donçev do të marrë përsëri fondet e BE-së. Ekaterina Zaharieva mbetet në krye të diplomacisë, Kirill Ananiev – të financave, Denica Saçeva – të Ministrisë Sociale dhe Desisllava Ahlladova – të Ministrisë së Drejtësisë. Ivelina Vasileva është e propozuar për Ministre të Ekologjisë, Desisllava Taneva për Ministre të Bujqësisë, Zheço Stankov për Ministër të Ekonomisë dhe Deljan Dobrev për Ministër të Energjetikës. Krasen Kralev do të jetë në krye të sporteve. Prof. Kostadin Angellov do të përgjigjet për kujdesin shëndetësor dhe Krasimir Vëllçev për arsimin.
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..