Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Ju prezantojmë këngën "Drowning" të grupit SEVI

“Makinat rock” nga SEVI festuan 13 vjet në skenë me një koncert dhe një libër të ri për rrugëtimin e tyre. I formuar në vitin 2010, grupi arriti të fitonte shpejt popullaritet dhe shumë fansa. SEVI ka tre albume dhe më shumë se 13 video single...

botuar më 23-02-08 10.43.PD

Dara Ekimova prezanton versionin e saj të këngës “Qëndro”

Në koncertin “Krishtlindjet Bullgare” në fund të dhjetorit 2022, Dara Ekimova prezantoi versionin e saj të një prej këngëve më të bukura të muzikës pop bullgare - “Qëndro”, e cila fitoi popullaritet dekada më parë në versionin origjinal të..

botuar më 23-02-07 11.54.PD

Kris Gran: “Si të të gjej”

Kristian Grënçarov është një muzikant dhe kompozitor i cili punon me pseudonimin Kris Gran. Ai synon krijimin e muzikës së re bullgare në zhanrin pop, me përzierje nga shumë stile të tjera. Ai është pjesë e Ansamblit Vokal “Fortisimo”, i..

botuar më 23-02-06 12.06.MD