Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Do të punoj kundër tërheqjes së Bullgarisë në luftë

Rumen Radev
Foto: EPA/BGNES

“Tavani i çmimit të gazit është një temë që vetëm po diskutohet për momentin. Liderët i rekomanduan KE-së që në këshillin e ardhshëm më 20 tetor të propozojë hapa që çmimet të kontrollohen, të ketë një reformë në tregun evropian të gazit”,  tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev në Pragë, duke komentuar debatet në takimin joformal të Këshillit Evropian, në të cilin mori pjesë.

Lidhur me situatën e brendshme politike dhe refuzimin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për të mbështetur një qeveri të GERB-it dhe për të marrë pjesë në konsultime me të, Radev deklaroi se do t’u japë palëve kohë të mjaftueshme për të diskutuar prioritetet rreth të cilave të bashkohen për të nxjerrë një shumica qeverisëse dhe qeveria. Presidenti theksoi se pret që ata të mos harrojnë se në radhë të parë janë interesat e qytetarëve bullgarë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një parlament sepse modeli ynë kushtetues bazohet në parlament”, shtoi ai.

I pyetur se pse refuzoi të nënshkruajë deklaratën e liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Radev u përgjigj se nuk e nënshkroi me bindje të plotë, “sepse tani kjo do të thotë një luftë NATO-Rusi”. “Unë do të vazhdoj të jem përgjegjës ndaj qytetarëve bullgarë dhe si president dhe komandant suprem do të punoj kundër përfshirjes së Bullgarisë në luftë. Politikanët që e shtyjnë Bullgarinë drejt luftës i detyrohen një përgjigje bullgarëve, interesave të kujt u shërbejnë”, theksoi presidenti.


Më shumë nga rubrika

Një fragment i pikturës së Xhaksën Pollëk i zbuluar gjatë aksionit të Drejtorisë Kryesore të Luftimit të Krimit të Organizuar

Tabloja e piktorit Xhaksën Pollëk i kushtohet aktores Lorën Bekoll

Tabloja e Xhaksën Pollëk e zbuluar në Bullgari ka një dedikim në shpinë, që besohet se është shkruar nga vetë piktori, për yllin e Hollivudit Llorën Bekoll, për ditëlindjen e saj në vitin 1949. Kjo u bë e qartë sot në një konferencë për shtypin të..

botuar më 23-03-22 7.33.MD

Eksporti i burimeve të energjisë nga SHBA në Bullgari u rrit mbi 30 herë

Bullgaria eksporton në SHBA mallra me vlerë 1.2 miliardë dollarë, që paraqet rritje të qëndrueshme. Kjo theksohet në Raportin mbi Ekonominë Transatlantike për vitin 2023, i paraqitur më 21 mars në Bruksel dhe Uashington. Dokumenti hartohet me porosi të..

botuar më 23-03-22 4.46.MD

Qeveria e përkohshme nuk dëshiron të përfshihet në fushatën zgjedhore

12 ditë para 2 prillit mund të deklarojmë se jemi gati për zgjedhje, tha kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para Këshillit të Ministrave dhe shprehu pakënaqësinë që lojtarët politikë po sulmojnë qeverinë në detyrë. Donev kujtoi se qeveria teknike..

botuar më 23-03-22 2.57.MD