Pas një debati të gjatë, deputetët hodhën poshtë projektvendimin për ndërprerjen e Marrëveshjes midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin në mbrojtje, të paraqitur nga “Vëzrazhdane”. Grupet e tjera parlamentare votuan “kundër” ose u abstenuan. GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB), një deputet nga BSP dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) votuan “kundër”. 17 deputetë u abstenuan.
Ndërkaq, në Stacionin Detar në Burgas, kryekomisarja Rosica Dimitrova, drejtoreshë e Drejtorisë Kryesore “Policia Kufitare”, theu shishen për pagëzimin e një anijeje të re kufitare. Quhet “Ballçik” dhe kushton 15 milionë euro. Ajo u dorëzua nga Agjencia Evropiane FRONTEX për mbrojtjen e kufirit të jashtëm detar të Bullgarisë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..