Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ka marrë masat e nevojshme ndaj “Lukoil Neftohim”

Rafineria e naftës Lukoil Neftohim në Burgas
Foto: BNR-Burgas

Skema e korrupsionit e “Lukoil Neftohim” për të anashkaluar sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë është e njohur për ne, komentoi në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov. Një raport i organizatave joqeveritare njoftoi se rafineria në Burgas (Bullgari Juglindore) ka fituar 1 miliard euro nga shkeljet.

“Qeveria tashmë ka marrë masa. Janë rritur ndjeshëm taksat qëpronari “Lukoil” duhet të paguajë për të reduktuar fitimet e tepërta që shkojnë në Rusi për të zhvilluar luftën”, tha kryeministri. "Kjo është një temë e ndryshme nga tema se si “Lukoil” anashkalon rregulloret duke bërë transferime nga një cisternë në një tjetër, ose duke përdorur dokumente false për të hyrë në vende të tjera. Por kjo nuk është në kompetencat e qeverisë bullgare për t'u marrë me të," shtoi Denkov .


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS nisin konsultimet politike në parlamentin e ri

GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të ftuar deputetët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), në orën 15:00 - "Po e vazhdojmë ndryshimin -..

botuar më 24-06-17 11.44.PD

Hapja inauguruese e Asamblesë së re Kombëtare do të bëhet më 19 qershor

Presidenti Rumen Radev e thërretme dekret seancën e parë të Kuvendit të 50-të Kombëtar më 19 qershor në orën 09:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në mbledhjen themeluese, deputetët e sapozgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të duhet të..

botuar më 24-06-17 10.12.PD

Presidentja maqedonase e prezantoi si një takim shtrëngimin e duarve me kryeministrin bullgar

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka njoftuar në Facebook se ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Dimitër Gllavçev, raportoi BGNES. "Gjatë samitit ndërkombëtar për paqen në Ukrainë, u njoha dhe pata një..

botuar më 24-06-17 9.18.PD