Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pothuajse 70 për qind nga hotelierët presin “një valë falimentimesh” deri në fund të vitit

Foto: arkiv

Asociacioni Bullgari i Profesionistëve në Menaxhimin e Hoteleve (Bulgarian Association of Hotel Executives BAHE) organizoi një sondash përfaqësues kombëtar në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe në kushtet e mbylljes së pjesshme. Qëllimi ishte të përcaktohet gjendja reale e biznesit i cili është ndër sektorët më të prekur nga pandemia me Covid-19.

Siç pritej më se gjysma e hotelierëve të anketuar (ose 54.9 për qind) nuk janë optimist për perspektivën para biznesit të tyre gjatë 6 muajve të ardhshëm. Për më tepër – për shkak të mjedisit të pasigurt të biznesit dhe rrezikut të vazhdueshëm të ndalimeve të reja administrative që lidhen me përhapjen e Covid-19, shumë nga kuadrot e hoteleve fillojnë të riorientohen te biznese të tjera madje edhe në emigracion. 90.3 për qind nga të anketuarit presin mungesë serioze të kuadrove në hotelet në të ardhmen e afërt. Çuditërisht, megjithatë, në sfondin e këtyre të dhënave më shumë se 60 për qind e hotelierëve thonë se do të jenë në gjendje të mbajnë të paktën punonjësit e tyre kryesorë, një e katërta e të anketuarve nuk janë të bindur se do të përballen.


Me konsensus nga 79.3 për qind, hotelierët janë të mendimit, se masat qeveritare për përballimin e pandemisë janë “kaotike dhe të pasuksesshme” dhe vetëm 20.7 për qind i caktojnë si “pjesërisht të suksesshme”. Përveç kësaj 58.5 për qind nga hotelierët e anketuar janë kategorik, se programet për mbështetje të biznesit duke përfshirë edhe masën 60/40 aspak nuk mund të kompensojnë këtë rënie.


Për më tepër – një shqetësim të madh ngjall fakti, se 69.5 për qind e hotelierëve të anketuar presin “një valë falimentimesh” deri në fund të vitit. Këto shqetësime serioze duhet të ndizen si një dritë paralajmëruese në mendjen e pushtetarëve dhe veçanërisht të atyre në degën “Turizëm”, paralajmërojnë nga Asociacioni i Menaxherëve të Hoteleve.

Sondazhi tregon se 69.5 për qind e biznesit hotelier nuk pret ndonjë përmirësim të situatës. Kjo sipasorganizatorëve të sondazhit tregon pritje të ulura ndaj punës së qeverisë së ardhshme, por në të njëjtën kohë hap mundësi të mira, përmes hapave adekuat, qeveria pas zgjedhjeve të paraqesë surpriza të këndshme.

Pyetjes kur biznesi do të kthehet te nivelet para epidemisë, pjesa dërmuese e hotelierëve, 60 për qind, është më tepër pesimiste dhe përgjigjet se midis 3 dhe 5 vjet. 26.5 për qind e të anketuarve mendojnë se kjo mund të bëhet brenda 2 viteve, ndërsa rreth 10 për qind parashikojnë që rimëkëmbja të zgjasë të paktën 5 vjet.

Konkluzioni i Asociacionit Bullgari të Profesionistëve në Menaxhimin e Hoteleve

është se hotelierët do të bëjnë çmos për të mbajtur biznesin dhe nëpunësit, por në të njëjtën kohë presin nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ të jenë më të përkushtuar dhe të gatshëm për veprime vendimtare.

Redaktore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD