Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti nuk po ngutet të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë

Rumen Radev
Foto: president.bg

Në ditët në vijim do të njoftoj kur do t"i dorëzoj mandat grupit të dytë më të madh parlamentar për të formuar qeveri, tha Presidenti Rumen Radev pasi GERB-SDS ktheu mandatin e parë. “Shpresoj që koha e dhënë do të investohet në dialog dhe në formimin e besimit midis forcave politike”, tha kreu i shtetit.

“Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme, të emëruar nga parlamenti bullgar mbi bazën e parimeve dhe përparësive të përbashkëta”, shtoi Radev, duke theksuar se “vetëm një kabinet legjitim që gëzon besimin e shoqërisë mund ta nxjerrë Bullgarinë nga kriza”.