Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.
Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.
Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën "Turizëm", ju ofrojmë një shëtitje të shpejtë nëpër disa sheshe panoramike në Bullgari, nga ku mund të shihni pamje mahnitëse që nuk kanë të barabarta. Në “Këngën e Ditës” do t’ju..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju sjellim intervistën me Doc. Spas Tashev, i cili ndalet mbi rezultatet e regjistrimit zyrtar në Shqipëri në të cilin 7057 persona u identifikuan si bullgarë. Në “Këngën..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përgjithmonë” të interpretuar nga Aleksandër Sllavçev dhe Martina. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:35 - Lajme 12:44 - Kënga e ditës..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri” me psikologen Dimitrina Prodanova do të flasim për..
Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari do t’ju tregojmë për Rotën 4093...