Austria është ndër investitorët kryesorë në Bullgari. 4.6 miliardë euro janë investimet e 350 kompanive austriake. Mbi 20 000 bullgarë punojnë në kompani austriake. Situata ekonomike dhe politike në Bullgari është “inkurajuese” – kështu e vlerësojnë vendin tonë kompanitë austriake që operojnë tek ne.
Sipas tyre, problemet kryesore janë burokracia e madhe shtetërore, mungesa e stafit të kualifikuar, produktiviteti i ulët dhe korrupsioni. Shqetësuese janë edhe çmimet e larta të energjisë dhe lëndëve të para. Një e treta e kompanive presin përmirësim të klimës ekonomike dhe gjysma besojnë se mjedisi ekonomik do të mbetet i pandryshuar, gjë që duke pasur parasysh situatën aktuale mund të interpretohet si një shenjë e mirë.
Kjo u bë e qartë në një aktivitet në Sofje, të organizuar nga Përfaqësia Tregtare e Austrisë, në të cilin mori pjesë Andrea Wicke - Ambasadore e Austrisë në Bullgari dhe Ministri i Inovacioneve Daniell Llorer. Të dhënat bazohen në një vrojtim vjetor për mjedisin ekonomik dhe klimën e investimeve, i cili tradicionalisht kryhet mes kompanive austriake në vendin tonë.
4,9% është papunësia në Bullgari, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Ka një rënie prej 1.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Koeficienti i aktivitetit ekonomik për popullsinë në moshën 15-64 vjeçe është 72%, duke u rritur me..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh mbështeti ndryshimet e propozuara në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore, me të cilat do të aplikohet produkti i pensioneve pan-evropiane në Bullgari. Parashtrues i propozimit është Zëvendëskryeministri dhe..
Në lidhje me pyetjen nëse Bullgaria duhet apo jo të anëtarësohet në eurozonë, unë do të pyesja nëse ka ndonjëri në Bullgari që dëshiron të bjerë Bordi Monetar, tha Kristalina Georgieva , drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Deri më..