Austria është ndër investitorët kryesorë në Bullgari. 4.6 miliardë euro janë investimet e 350 kompanive austriake. Mbi 20 000 bullgarë punojnë në kompani austriake. Situata ekonomike dhe politike në Bullgari është “inkurajuese” – kështu e vlerësojnë vendin tonë kompanitë austriake që operojnë tek ne.
Sipas tyre, problemet kryesore janë burokracia e madhe shtetërore, mungesa e stafit të kualifikuar, produktiviteti i ulët dhe korrupsioni. Shqetësuese janë edhe çmimet e larta të energjisë dhe lëndëve të para. Një e treta e kompanive presin përmirësim të klimës ekonomike dhe gjysma besojnë se mjedisi ekonomik do të mbetet i pandryshuar, gjë që duke pasur parasysh situatën aktuale mund të interpretohet si një shenjë e mirë.
Kjo u bë e qartë në një aktivitet në Sofje, të organizuar nga Përfaqësia Tregtare e Austrisë, në të cilin mori pjesë Andrea Wicke - Ambasadore e Austrisë në Bullgari dhe Ministri i Inovacioneve Daniell Llorer. Të dhënat bazohen në një vrojtim vjetor për mjedisin ekonomik dhe klimën e investimeve, i cili tradicionalisht kryhet mes kompanive austriake në vendin tonë.
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..