Në lidhje me tensionin midis Ukrainës dhe Rusisë, Kirill Petkov tha para gazetarëve në parlament: “Ne besojmë në integritetin e Ukrainës. Çdo shtet, në këtë rast Rusia, nëse hyn në territorin e huaj me tanke, është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.
Më shumë se 100 automjete të reja ushtarake dhe dhjetëra tenda ndodhen në pjesën jugore të Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Këtë e tregojnë pamjet satelitore të një kompanie teknologjike amerikane, të cilat zbulojnë se në pjesën perëndimore të Rusisë, sërish afër kufirit me Ukrainën, u shfaq një spital fushor dhe mjete transporti të armëve të rënda. Nga ana e saj, Hungaria filloi forcimin e kufirit me Ukrainën me njësi ushtarake që do të kryejnë detyra humanitare dhe do të parandalojnë depërtimin e “grupeve të armatosura”. Polonia dhe Rumania kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar një fluks refugjatësh në rast përshkallëzimi të një krize.Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, njoftoi se po anulon takimin e planifikuar për 24 shkurt me diplomatin e parë rus Sergej Llavrov me arsyetimin se pushtimi rus tashmë ka filluar, gjë që përjashton mundësinë për diplomaci. Një takim mes presidentëve Biden dhe Putin nuk planifikohet për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, por Blinken theksoi se përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojnë.
Deklarata e Sekretarit të Shtetit erdhi pas një takimi me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, i cili e informoi atë se Kievi nuk po planifikon të evakuojë qytetet kryesore në këtë moment dhe nuk ka ndërmend të kërkojë vendosjen e ushtarëve amerikanë për të zgjidhur krizën. Sipas Kuleba, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë duken mjaft të forta si hap i parë. Intervista e tij me “Fox News” zbuloi se ai ka garanci nga Uashingtoni për të siguruar më shumë armë për vendin e tij.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..