Duke evidentuar periudhën e kaluar të trazirave dhe të paqëndrueshmërisë politike, 17 për qind e bullgarëve pajtohen me deklaratën “Vendi im qeveriset sipas vullnetit të popullit”, dhe 77 për qind nuk bien dakord me këtë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi tëAgjencisë “Gallup International” për Bullgarinë. Sipas 22 për qind të të anketuarve zgjedhjet në vend janë të lira dhe të ndershme, ndërsa 65 për qind e përkrahin qëndrimin e kundërt. 13 për qind e bullgarëve të anketuar mendojnë se jetojmë në kushtet e demokracisë së fortë, për 12 për qind vendi ynë nuk plotëson të paktën një nga kushtet për demokraci, dhe dy të tretat e konsiderojnë të dobët nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Në botë, më të kënaqurit me lirinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve në vendin e tyre janë njerëzit në Ganë (85 për qind). Nga qeverisja demokratike në vendin e tyre më të kënaqur janë në Vietnam (84 për qind). Sondazhi u krealizua në periudhën tetor-dhjetor 2021.
Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe..
Kisha e re “Shën Mëria” mbledh komunitetin armen në Sofje për liturgjinë e parë të Krishtlindjes. Pas më shumë se 30 vitesh mbledhjeje fondesh dhe përpjekjesh për ndërtimin e saj, armenët e mirëpresin Lindjen e Krishtit në kishën e tyre. Kisha e..
Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore,..
Që nga koha romake, ujërat e ngrohta minerale janë konsideruar si një burim natyror i paçmuar, i cili është përdorur si për ruajtjen e..