Duke evidentuar periudhën e kaluar të trazirave dhe të paqëndrueshmërisë politike, 17 për qind e bullgarëve pajtohen me deklaratën “Vendi im qeveriset sipas vullnetit të popullit”, dhe 77 për qind nuk bien dakord me këtë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi tëAgjencisë “Gallup International” për Bullgarinë. Sipas 22 për qind të të anketuarve zgjedhjet në vend janë të lira dhe të ndershme, ndërsa 65 për qind e përkrahin qëndrimin e kundërt. 13 për qind e bullgarëve të anketuar mendojnë se jetojmë në kushtet e demokracisë së fortë, për 12 për qind vendi ynë nuk plotëson të paktën një nga kushtet për demokraci, dhe dy të tretat e konsiderojnë të dobët nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Në botë, më të kënaqurit me lirinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve në vendin e tyre janë njerëzit në Ganë (85 për qind). Nga qeverisja demokratike në vendin e tyre më të kënaqur janë në Vietnam (84 për qind). Sondazhi u krealizua në periudhën tetor-dhjetor 2021.
Deputetët e udhëzuan Ministrin e Kulturës që brenda tre muajve të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen dhe financimin e Qendrës Informative Kulturore Bullgare në qytetin Taraklia të Moldavisë. Pjesa kryesore e pakicës kombëtare bullgare në Moldavi..
Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e..
Bullgaria ndan vendin e 18-të për pasaportën më të dëshiruar për udhëtime ndërkombëtare me Kilin, Kroacinë dhe Monakon, sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henleypër vitin 2023. Japonia është në vendin e parë me një rezultat prej 193 pikësh, e..