Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.
Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.
Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: welcome.bg
Shën Apostulli Andrea i Parëthirruri është ndër shenjtorët më të respektuar në vendin tonë. Dita në të cilën e kremtojmë shenjtorin, 30 nëntor, është një festë e madhe kishtare dhe popullore. Sipas studiuesve, gjatë shekullit të parë apostulli..
Për kishën tonë ortodokse, familja e krishterë është një tempull i vogël ku, nëpërmjet sakramentit të martesës, bekohet ngjizja, edukimi dhe mësimi i fëmijëve në fenë ortodokse. Në këtë familje të kishtare, burri dhe gruaja janë një e tërë dhe..
“Mos më premtoni asgjë për nesër, sot tashmë e vlerësoj çdo minutë... Dua një lule - një, por tani... Sepse e nesërmja fillon nga sot...”. Ky është një fragment nga kënga e njohur e viteve '90 të shekullit të kaluar "Nesër fillon nga sot". Rasti..