Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 2 tetorit:

Në Bullgari po shfaqet sërish një udhëkryq politik

Foto: pexels

Pas zgjedhjeve të radhës të parakohshme, Bullgaria u përball sërish me një ekuacion me shumë të panjohura. A do të ketë një qeveri? A do të jetë e qëndrueshme? A do t’i përgjigjet qëndrimeve të bullgarëve?

Një gjë është e sigurt, duhet të ketë një qeveri dhe të jetë funksionale. Në spektrin e gjerë të të folurit politik, premtimeve dhe kërcënimeve paraelektorale  gjatë fushatës, politikanët edhe një herë harruan lidhjen me votuesit. Sikur harruan t’i pyesin se cilat janë pritshmëritë e tyre për qeverisjen e ardhshme? Nuk është për t’u habitur që një nga partitë që mezi ia doli të kalonte barrierën elektorale në zgjedhjet e mëparshme (Vëzrazhdane/Ringjallja) tani po del si forca e katërt politike. Pse? - sepse ndjenin pulsin e një pjese të madhe të bullgarëve, të cilët u lodhën nga autokracia, korrupsioni, kufizimet Covid dhe varfëria. Dhe në sfondin e gjithë kësaj shpërtheu zemërimi i shumë njerëzve, të cilët votuan edhe një herë në mënyrë ndëshkuese. Kjo është arsyeja pse rezultatet e zgjedhjeve janë prapë dëshpëruese.

Përgjegjësia mjegullohet nga emocionet dhe është shumë e vështirë të gjesh një ekuilibër mes të dyjave”, vuri në dukje Prof. Ivajllo Znepollski, filozof, kulturolog, kritik arti, profesor universiteti dhe ish-Ministër i Kulturës, në një intervistë për BNR. Duke pritur një tjetër “shpëtues” që do ta nxirrte vendin tonë nga këneta politike, bullgarët humbën besimin te politikanët:

Prof. Ivajllo Znepollski

“Shoqëria priste një ndryshim në kulturën politike - theksoi profesori. – Të vendosen disa marrëdhënie më të qytetëruara dhe të dalin nga fyerjet e personalizuara, nga sharjet. Kjo nuk ndodhi sepse gjysma e partive u krijuan së fundmi dhe kujdesi kryesor i tyre është të formojnë njëfarë identiteti. E kërkojnë në vijën e demarkacionit dhe stigmatizimit. Kjo shoqërohet me mungesën e përvojës në menaxhim dhe të kontaktit të përditshëm e të gjatë me qëndrimet dhe nevojat e njerëzve në vende. Kjo është një pengesë e madhe. Ata që luftojnë për ndonjë identitet, më së shpeshti qëndrojnë pas parullave shpëtimtare si “ne jemi të mirët”, “të mposhtim të keqen”. Nëse shikojmë në mënyrë kronologjike, do të shohim se formacione të ngjashme shfaqen periodikisht. Kjo nuk lejon të krijohet një hapësirë ​​reale politike.”

Pyetja është nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme politikanët e kanë kuptuar se bullgarët duan bashkim në emër të Bullgarisë, e cila ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme. Sidomos tani, në kushtet e një krize ekonomike dhe politike globale, nuk është koha e mendjemadhësisë, grindjeve politike dhe “vijave të kuqe” që disa parti vazhdojnë t’i nxjerrin.

Edhe pse do të formohet një qeveri, shumica e analistëve janë mjaft të përmbajtur në parashikimet e tyre. “Unë pres një kabinet të rregullt, por nuk mund të premtoj se do të jetë për një mandat të plotë – tha Prof. Ognjan Gerxhikov në studion paszgjedhore të bTV. - Fatkeqësisht, ka shumë gjasa që gjërat të fillojnë të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme në pranverë”. Arsyeja është më se prozaike:

Prof. Ognjan Gerxhikov

“Në vendin tonë po udhëheq egoizmi partiak, i cili mbizotëron mbi interesat e vërteta kombëtare dhe kjo tërheqje e “secilës parti drejt vetes” do të çojë në shkundje të koalicionit - theksoi Gerxhikov. - Votuesit duan qeverisje të qëndrueshme, por këto parti vështirë se mund të punojnë së bashku përgjithmonë. Këtu ka një shkëputje mes votuesve dhe të zgjedhurve.”

Lidhur me forcën e parë politike – GERB, Prof, Gerxhikov shprehu shpresë, se lideri i saj Bojko Borisov ka “një mendjemprehtësi të jashtëzakonshme politike” dhe do të thotë: “Është e qartë se duhet të punojmë të gjithë për Bullgarinë, do të zgjedhim një kryeministër neutral”. Kjo do të jetë teza e tij dhe ky do të jetë një fillim i mbarë”, komenton Prof. Ognjan Gerxhikov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD