Krahasuar me vitin e kaluar 2021, viti aktual 2022 po bëhet më i mirë për turizmin vendas, njoftoi BTA. Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, gjatë forumit “BG TURIZËM – DIMËR 2022/2023” në Bansko, të organizuar nga BTA, theksoi se ajo që ka Bullgaria në raportin çmim-cilësi është vërtet e mirë. Operatorët tanë turistikë raportojnë interes të madh nga Mbretëria e Bashkuar, me mbi 30 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe nga Rumania - me mbi 7 për qind. Ministria nisi gjithashtu një fushatë për të promovuar turizmin bullgar në disa vende, e para prej të cilave ishte Polonia. Takime planifikohen edhe në Izrael, Britaninë e Madhe, Gjermani, Çeki dhe Hungari. Ato do të realizohen para fillimit të sezonit.
“Po zhvillojmë takime në pesë vende me përfaqësues të biznesit për të treguar se shteti e mbështet turizmin”, tha ministri. Në këtë drejtim, ai theksoi edhe rolin e mesazheve pozitive për turizmin bullgar dhe njoftoi nismat e reja për promovimin e tij në partneritet me Radion Kombëtare Bullgare, nëpërmjet programeve podkaste audio dhe video në 11 gjuhë. Synimi është të thellojmë reklamimin e pushimoreve tona verore dhe dimërore. Kjo nismë do të financohet nga departamenti, ndërsa turizmi bullgar do të reklamohet edhe në “Euronews”.
83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu,..
Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, me rrugët e tij komode qendrore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe mikpritjen e banorëve të tij, të bën që të dashurohesh me te që në takimin e parë. Banorët e Plovdivit do t'ju udhëheqin me kënaqësi në vendet që..
Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr..