Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalë

7
Foto: Coliving Semkovo

Nomadët digjitalë nga e gjithë bota duan të krijojnë një komunitet të madh ndërkombëtar në vendpushimin bullgar të Semkovos. Për këtë qëllim ata po përgatiten të transformojnë një hotel të braktisur të ndërtuar në vitet 1980. Ndërtesa ka një pamje origjinale arkitekturore dhe dimensione të mëdha. Por ajo që ndez fantazinë e nomadëve digjitalë është vendndodhja e saj dhe mundësia për të punuar dhe jetuar së bashku në natyrën e malit Rilla, pa e privuar veten nga komoditetet moderne, duke ndarë hapësirat e përbashkëta të bashkëpunimit dhe banimit. 


Co-living (bashkëjetesa) është një trend i ri që po hap rrugën drejt botës moderne të teknologjive digjitale dhe mundësisë së punës në distancë. Në këtë mënyrë, nomadët digjitalë vendosen në një vend për më gjatë, jo vetëm për të punuar së bashku, por edhe për të ndarë kohën e lirë, mësojmë nga Matthias Zeitler, iniciator i projektit "Coliving Semkovo". Ai është gjithashtu themeluesi i të ashtuquajturit "Coworking Bansko" - projekti që e shndërroi Banskon në kryeqytetin e nomadëve digjitalë.

Sipas tij, Semkovo është lokacioni ideal për punë dhe jetë në distancë: 


“Ky është një vendpushim i vjetër komunist. Në të kaluarën, anëtarët e Partisë Komuniste Bullgare kanë ardhur në këtë ndërtesë të mahnitshme për të pushuar, por me kalimin e kohës ajo u braktis. Resorti është i shkretë, por këtu është ndërtuar ky hotel i jashtëzakonshëm masiv, në të cilin janë investuar shuma para. Në qytetin fqinj Belica, të gjithë janë të lidhur në një farë mënyre me këtë godinë. Të moshuarit më thonë se si kanë kërcyer në disko këtu, shumë njerëz kanë punuar në këtë ndërtesë. Ata janë vërtet krenarë për këtë vend dhe janë të lumtur që dikush dëshiron të bëjë diçka për të, në vend që ta lërë të bjerë”, shpjegon Matthias. 

Kompleksi hotelier në Semkovo do të shndërrohet në një qendër për punë dhe argëtim në distancë

Ideja është që hoteli i braktisur të kthehet në një ndërtesë moderne me 200 studio të veçanta dhe 8 mijë metra katrorë hapësirë të përbashkët në zemër të Rillës. Ëndrra e organizatorëve është që projekti i tyre të gjallërojë vendpushimin e harruar. 

Por aspekti më emocionues i projektit është se ai do të menaxhohet nga komuniteti, pronarët do të jenë pjesë e një strukture moderne kooperative: 

Matthias Zeitler

“Gjëja më e rëndësishme në projektin tonë është komuniteti. Unë thjesht mund ta blej këtë ndërtesë, ta rinovoj dhe ta hap, por atëherë askush nuk do të vijë sepse Semkovo nuk është një destinacion i njohur. Ajo që dua është që të kemi 200 bashkëpronarë – njerëz që së bashku investojnë në ndërtesë duke blerë një apartament. Ata do të jenë pronarë të një pjese të kësaj kooperative. Kjo do të thotë se do të kemi 200 persona që do të jenë të interesuar të promovojnë hapësirën e re dhe t’i japin asaj një energji të re. Ata do të jetojnë periodikisht në apartamentet e tyre, por gjatë pjesës së mbetur do t'i japin me qira. Kështu do të marrin të ardhura nga qiraja, por edhe fitime kur biznesi të rritet”, thotë Matthias. 

Ndërtesa e ndërtuar në kohën e socializmit

më pak se një muaj, projekti fitoi interesin e më shumë se 125 personave që po mendojnë të blejnë një apartament dhe të bëhen pjesë e idesë. Shumë mbështetës të idesë tashmë kanë paguar depozita për ta lëvizur përpara projektin, mësojmë nga organizatorët.  

Carly Lindsay nga Britania e Madhe gjithashtu i pëlqen kjo mundësi: 

Sipas Carly Lindsay, projekti është i mbështetur nga një vizion serioz

“Kam kaluar shumë kohë në Bansko dhe jam pjesë e komunitetit co-working të qytetit. Aktualisht jetoj në kryeqytetin Sofje, por dua të blej pronë, prandaj jam këtu (në Semkovo - shënim red.) – tha së fundmi ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë. – Mendoj se ky projekt është jashtëzakonisht i guximshëm dhe është i mbështetur nga një vizion serioz. Ideja që 200 njerëz me kultura dhe prejardhje të ndryshme mund të përpiqen të ndërtojnë diçka së bashku si një ekip është frymëzuese.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 

Foto: Veneta Nikollova, Coliving Semkovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD