Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë për reflektim, jo për shaka

Foto: BGNES

1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.

Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.

Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.

Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.

Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Tekst: Elena Karkalanova

Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bogomill Nikollov

Bogomill Nikollov: Huamarrja është një marrëveshje nga e cila pala tjetër dëshiron gjithmonë të fitojë

Me qëllim të mbrojtjes më të madhe në rastet e marrjes së kredive, eurodeputetët votuan për shtesat në Direktivën për kontratat e kredive konsumatore, të cilat vendet e BE-së do të duhet të zbatojnë brenda 3 viteve...

botuar më 23-09-20 7.53.MD

Festivali Ndërkombëtar i Bandave Ushtarake dhe Artizanatit në Veliko Tërnovo

Me Festivalin Ndërkombëtar të Bandave Ushtarake dhe Festivalin e Artizanateve në Çarshinë e Samovës, në Veliko Tërnovo fillojnë festimet kushtuara 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Këtë e njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka..

botuar më 23-09-20 7.20.PD
Andrej Stefanov, foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës / BTA

Për herë të parë Bullgaria ka një kampion në Olimpiadën Evropiane të Informatikës

Nxënësi i klasës së tetë, Andrej Stefanov nga Shkolla e Parë e Mesme Matematikore Private në Sofje fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Evropiane për Rininë (EJOI) në Gjeorgji. Ai fitoi vendin e parë në një konkurs me 92 pjesëmarrës nga 24 vende,..

botuar më 23-09-19 11.44.PD