Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë për reflektim, jo për shaka

Foto: BGNES

1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.

Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.

Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.

Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.

Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Tekst: Elena Karkalanova

Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës

Universitetet bullgare dhe shqiptare do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, duke zhvilluar programe të përbashkëta trajnimi për studentët dhe doktorantët, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore, u bë e qartë në takimin e ministrit bullgar të..

botuar më 23-09-08 1.47.MD

Bilancet pas përmbytjeve të mëdha përgjatë Detit të Zi

Pas përmbytjes shkatërruese  në bregun tonë jugor të Detit të Zi dhe pas katër viktimave njerëzore , fillon vlerësimi i dëmeve nga fatkeqësia. Lidhja me Sinemorec është rivendosur dhe tashmë është e mundur të udhëtohet. Nuk ka..

botuar më 23-09-07 4.15.MD

Eurostat: Bullgarët largohen nga foleja prindërore në moshën 30-vjeçare

Mesatarisht, të rinjtë bullgarë largohen nga shtëpia e prindërve të tyre rreth moshës 30 vjeç dhe preferojnë të jetojnë më gjatë me ta. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara këto ditë nga agjencia evropiane e statistikave Eurostat për vitin 2022...

botuar më 23-09-07 10.50.PD