Presidenti Rumen Radeve vazhdon konsultimet politike me grupet parlamentare në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor përpara se të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë.
Më 7 dhjetor, të parët që biseduan me Radevin ishin përfaqësuesit e partisë “Ka një popull të tillë”, e cila po negocion për pjesëmarrje në një kabinet koalicioni me mandatin e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Forca juaj politike tashmë e dëshmoi veten si pjesë e ndryshimit në Bullgari! Shumë votues bullgarë vazhdojnë të shohin tek ju shpresën për një politikë të re dhe të sinqertë”, tha Radev në fillim të takimit.
“Ne kemi deklaruar kohë më parë se do të bëjmë gjithçka që të kemi një qeverisje normale në vend, sepse sfidat janë shumë më të mëdha se 3 muaj më parë”, tha Toshko Jordanov, nënkryetar i “Ka një popull të tillë”.
Ne presim që negociatat me “Po e vazhdojmë ndryshimin” të përfundojnë më 8 dhjetor. Ka një vonesë vetëm për arsye teknologjike. Ky nuk është një problem apo ndonjë dallim. Këtë e tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov në fillim të konsultimeve te presidenti. Derisa arrihet marrëveshje, asgjë nuk është e arritur, shtoi bashkëkryetari tjetër Atanas Atanasov.
“Ne e shohim rolin tonë si garantues të një drejtimi të caktuar politik. Këtu përfshihet angazhimi demokratik i kabinetit të ardhshëm, avokimi i lëvizjes drejt Shengenit dhe eurozonës, integrimi i mëtejshëm në NATO”, premtoi Ivanov.
Me një takim me përfaqësuesit e partisë nacionaliste “Ringjallja” përfunduan konsultimet politike të presidentit me shtatë formacionet në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor.
Në kuadrin e takimit udhëheqësi i partisë Kostadin Kostadinov theksoi se nga partia e konsiderojnë “vazhdimin e të gjitha masave të ashtuquajtura anti-epidemike si diçka që duhet të ndalet si praktikë”.
Radev u përgjigj se kur propozohen masa për përballimin e pandemisë, duhet të merret parasysh jeta e çdo bullgari, duke përfshirë edhe faktin që më shumë se 100 persona në ditë vdesin me Covid-19 të konfirmuar.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..