Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e shpejtë e vdekshmërisë nga Covid-19

Dërgesa e dyshimtë e vaksinës Astra Zeneca nuk është e rrezikshme, sipas Agjencisë Evropiane të Barnave

Gjenerali Vencislla Mutafçijski
Foto: BTA

Me 53 për qind u rrit vdekshmëria nga koronavirusi në krahasim me javën e kaluar, njoftoi në brifingun e rregullt për përhapjen e koronaviruisit gjenerali Vencislla Mutafçijski, udhëheqës i Shtabit Operativ Kombëtar. Që prej dy javëve shihet një rritje eksponenciale e rasteve dhe tani 395 veta në çdo 100 mijë janë me Covid-19, gjë që do të thotë rritje me 38 për qind.

Numri i të sëmurëve që trajtohen në spital u rrit me 12 për qind për shtatë ditët e fundit dhe tashmë ka spitale me kapacitet të sosur. Në Akademinë Ushtarako-mjekësore në Sofje për shembull këtë mëngjes kishte vetëm 5 shtretër të lirë, shtoi udhëheqësi i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai paralajmëroi se “gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur” dhe duhet të ndërmerren masa sepse shtretërit e lirë në spitalet po mbarojnë dhe shumë njerëz do të mbeten pa trajtim. 58 për qind e shtretërve për pacientët e pakomplikuar aktualisht janë të zëna dhe 65 për qind për njerëzit në njësitë e kujdesit intensiv.

Kur shoqëria jetë e gatshme të besojë në masat antiepidemike dhe t’i respektojë ato, ato do të merren”, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov në përgjigje të pyetjes pse nuk ndërmerren veprime më të rrepta në nivelin kombëtar duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Sipas tij, nuk ka asnjë mënyrë për të aplikuar masa kur njerëzit nuk besojnë në to. “Ne nuk vonojmë me vendosjen e tyre, nëse është e nevojshme, ato do të merren”, shtoi ministri, duke theksuar se shoqëria jonë nuk është e gatshme për një bllokim të plotë.

Sa i përket dërgesës së bllokuar të vaksinës Astra Zeneca në Austri për shkak të dy rasteve të komplikimeve të rënda pas imunizimit, vaksinë kjo e cila përdoret gjithashtu në vendin tonë, Agjencia Evropiane e Barnave nuk rekomandon ndalimin e saj. Nuk  u gjet  asnjë lidhje shkakësore midis vaksinimit dhe gjendjes të dy personave, informoi Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Ekzekutive për Barnat. Në vendin tonë u përdorën pothuajse të gjitha 31 200 dozat e dërgesës, por nuk ka shqetësim për sigurinë e të vaksinuarve, shtoi ai.

Jo të gjithë anëtarët e komisioneve zgjedhore janë të vaksinuar - sipas planit, kjo duhet të kishte ndodhur deri më 5 mars, tha ministri i shëndetësisë. Ai shtoi se dy doza të vaksinës janë të rezervuara për secilin prej tyre. Gjithashtu u bë e qartë në brifing që më 12 mars do të marrim 31 200 doza të vaksinës Astra Zenaca dhe më 15 mars – 21 060 të preparatit Pfizer/Biontech. Aktualisht, shteti ynë renditet në vendin e 16-të për nga numri i pacientëve me koronavirus në Bashkimin Evropian dhe i 5-ti në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD