Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë seksione jashtë shtetit sesa në të gjitha zgjedhjet e mëparshme

Foto: arkiv

Interesi i madh i bullgarëve jashtë shtetit ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e shtron çështjen për organizimin e tyre në kushtet e pandemisë dhe për garantimin e së drejtës së votimit të çdo zgjedhësi.

Pothuajse dy herë më shumë aplikime për votim u paraqitën nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare në vitin 2017. Përderisa atëherë gati 45 000 njerëz donin të ushtronin të drejtën e tyre të votës, tani 87 216 bullgarë e bënë këtë. Interes më të madh ndaj zgjedhjeve ka në Turqi, Britani, Gjermani, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendi ynë mori leje për të mbajtur zgjedhje nga një numër vendesh dhe tashmë ka menduar skenarët për rrugët dhe dorëzimin e fletëve të votimit, siguroi Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Filluam përgatitjen e votës jashtë shtetit që para se të dimë datën, sepse këto janë zgjedhje të veçanta të cilat realizohen në kushtet e pandemisë – tha ajo para Televizionit Kombëtar Bullgar. – Mendojmë se dita e caktuar e bën të vështirë pjesëmarrjen e madhe, pasi vjet si para Pashkëve ashtu edhe para Krishtlindjeve, një numër vendesh vendosën kufizime në lëvizje për të ndaluar përhapjen e epidemisë. Por në çdo rast, Ministria e Punëve të Jashtme po bën punën e saj dhe planifikon të hapë më shumë seksione jashtë vendit sesa në të gjitha zgjedhjet e mëparshme deri më tani.”

Sidoqoftë edhe në këto zgjedhje bullgarët jashtë nuk do të jenë në gjendje të votojnë në zonën e tyre elektorale dhe të zgjedhin deputetët e tyre.

Për më tepër, vota e tyre mbetet e paplotë, pasi ata nuk kanë të drejtë të votojnë me preferencë dhe zgjedhin vetëm listën e partisë - shpjegoi Iva Llazarova nga Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik në një intervistë per Radion Kombëtare Bullgare.

Përveç faktit që ata nuk votojnë për deputetë të veçantë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me problemet e tyre, votat e bashkatdhetarëve tanë transferohen në listat e kandidatëve në vend. Për shembull, në zgjedhjet e fundit, 118 000 votat nga jashtë ishin të krahasueshme me ato të dhëna në zonat elektorale të mesme për nga madhësia si rajoni i Sofjes, qytetet Veliko Tarnovo, Haskovo, Ruse, të cilët zgjedhin nga tetë mandate secila.”

Duke marrë parasysh kufizimin nga 35 seksione në shtetet jashtë BE dhe vështirësitë e imponuara nga koronvariusi është i domosdoshëm një mobilizim i madh në përkrahje të procesit elektoral.

“Kemi një propozim konkret për të respektuar kushtet për distancë fizike midis njerëzve  kështu që një numër më të madh bashkatdhetarësh tanë jashtë shtetit të votojnë – vazhdon Iva Llazarova. – Pikërisht Komisioni Qendror Zgjedhor të emërojë komisione më të mëdha sektoriale të zgjedhjeve - për shembull, nëntë anëtarë. Kjo do të lejojë që të vendosen më shumë kabina votimi, detyrat administrative dhe organizative në vetë seksionin të ndahen më mirë, në mënyrë që njerëzit në radhë të mund të votojnë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë të përfshihen në komisionet sektoriale zgjedhore dhe të respektojnë rregullat. “Po  marrim sinjale për thirrje ndaj komuniteteve bullgare për të bojkotuar kërkesën për distancë përpara vendvotimeve, për të mbyllur qendrat e votimit dhe për të akuzuar Bullgarinë për mos organizimin e zgjedhjeve mirë”, theksoi ministri.

Sipas Iva Llazarovës bashkatdhetarët tanë jo një herë kanë vërtetuar se mund të organizojnë procesin zgjedhor sipas rregullave.

Përpilues: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD