Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisionerja e BE Stela Kiriakidou u bëri thirrje bullgarëve që të vaksinohen

Foto: BGNES

Bullgaria do të marrë nga Komisioni Evropian një metodologji për vlerësimin e numrit të njerëzve në vend që kanë hasur tashmë virusin. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov, në një brifing të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit Stela Kiriakidou. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, KE do të na ndihmojë në fushatën e informacionit për të ndryshuar qëndrimet dhe për të rritur interesin për vaksinat kundër Covid-19. Nga ana tjetër, Komisionerja Kiriakidou vuri në dukje se vaksinimi shpëton jetë dhe u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve bullgarë që të vaksinohen në mënyrë që të kthehemi te liritë që kishim përpara pandemisë.

Gjatë takimit, Ministri Kacarov njohu Komisionerin Evropian me Planin Kombëtar kundër Kancerit dhe diskutoi mundësitë e bashkëpunimit me KE në fushën e parandalimit, kontrollimit dhe trajtimit të personave me kancer.


Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov

Ministri i Arsimit: Rritja graduale e rasteve të Covid -19 nuk është shqetësuese

Rritja graduale e rasteve të reja të koronavirusit në vend nuk është ende shqetësuese, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov, i cili shtoi se efekti epidemik po monitorohet pas fillimit të vitit shkollor. Sipas tij, përqindja e mësuesve dhe..

botuar më 21-09-21 5.25.MD

Një punonjës i Agjencisë së të Ardhurave u ndalua me ryshfet

Sot Kryedrejtoria “Luftimi i kriminaliteti të organizuar” ndaloi një punonjës të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave me ryshfet në një dyqan në Sofje. Disa ditë më parë, punonjësi i Agjencisë së të Ardhurave ka hyrë në dyqan dhe ka blerë diçka. Pasi nuk..

botuar më 21-09-21 5.17.MD
Petër Kolev

Apel për bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut të regjistrohen

Fitoje frikën, regjistrohu si një bullgar, bëri thirrje udhëheqësi i Bashkimit Civil Demokratik Petër Kolev. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, të cilët janë bullgarë, duhet të shprehin qartë kombësinë e tyre gjatë regjistrimit në ish..

botuar më 21-09-21 2.44.MD