Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisionerja e BE Stela Kiriakidou u bëri thirrje bullgarëve që të vaksinohen

Foto: BGNES

Bullgaria do të marrë nga Komisioni Evropian një metodologji për vlerësimin e numrit të njerëzve në vend që kanë hasur tashmë virusin. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov, në një brifing të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit Stela Kiriakidou. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, KE do të na ndihmojë në fushatën e informacionit për të ndryshuar qëndrimet dhe për të rritur interesin për vaksinat kundër Covid-19. Nga ana tjetër, Komisionerja Kiriakidou vuri në dukje se vaksinimi shpëton jetë dhe u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve bullgarë që të vaksinohen në mënyrë që të kthehemi te liritë që kishim përpara pandemisë.

Gjatë takimit, Ministri Kacarov njohu Komisionerin Evropian me Planin Kombëtar kundër Kancerit dhe diskutoi mundësitë e bashkëpunimit me KE në fushën e parandalimit, kontrollimit dhe trajtimit të personave me kancer.