Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Vendimi i Presidentit Putin për mobilizimin e pjesshëm do të përshkallëzojë konfliktin

Foto: BNR

Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.

Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.

Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill

Të krishterët ortodoksë kremtojnë Lindjen e Krishtit

Kisha Ortodokse kremton Lindjen e Krishtit me shërbesa solemne. Shërbimet festive filluan në prag të Krishtlindjeve, kur kisha mbajti një vigjilje solemne. Qindra esimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit në Sofje, ku Patriku..

botuar më 24-12-25 9.52.PD

Parashikimi i motit për 25 dhjetorin 2024

Të mërkurën me erë mesatare, në Bullgarinë Lindore me erë të fortë nga veri-verilindja do të depërtojë ajër i ftohtë. Do të jetë me vranësira, pothuajse kudo do të ketë reshje shiu dhe sasitë do të jenë të konsiderueshme vende-vende. Në  fushat e..

botuar më 24-12-24 6.45.MD
Petër Teodosiev

Shkencëtarët bullgarë nisin punën për një projekt për transport dhe energji më të pastër

Nga fillimi i Vitit të Ri, shkencëtarët bullgarë do të punojnë në një projekt në shkallë të gjerë në lidhje me teknologjitë e hidrogjenit dhe hidrogjenit për të ndihmuar në zhvillimin e transportit dhe energjisë më të pastër, tha për BNR Petër..

botuar më 24-12-24 5.26.MD